Lajmet e fundit

Ish-komandant i KFOR-it, gjenerali Klaus Rajnhard, ka thënë se Kosova ka bërë goxha progres nëse krahasohet me situatën në të cilën ishte pas luftës së vitit 1999.
Duke folur në emisionin Zona B, Rajnhard po ashtu e ka cilësuar Kosovën si një vend me demokraci të zhvilluar mirë, krahasuar me vendet e rajonit që janë shtete shumë kohë para Kosovës.
“Nëse ktheheni prapa, e shikoni se nuk keni pasur asgjë dhe tani keni shumë çka, mund të thuhet se Kosova ka pasur progres të madh. Vendet e rajonit, nuk kanë asnjëra demokraci më të konsoliduar se Kosova.
Ish komandanti i KFOR-it e ka cilësuar si problematik faktin që Rusia dhe pesë shtetet e BE-së, Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
“Kosova ka një problem të madh me Rusinë që nuk e njeh pavarësinë e saj, dhe po ashtu me vendet e Bashkimit Europian që nuk e njohin si shtet. Ky është një problem i madh”, ka thënë Rajnhard.