Lajmet e fundit

Komuna e Rahovecit në organizim të drejtorisë së Arsimit shënoi sot festën e 7 Marsit – Ditën e Mësuesit.
Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi ua ka uruar të gjithë mësimdhënësve festën e 7 Marsit.
“Të gjithë e dimë se 7 Marsi është një datë kombëtare e popullit tonë dhe që nga 7 Marsi i vitit 1887, që ka filluar punën shkolla e parë shqipe ku nis arsimi ne gjuhen shqipe. Ne në këtë ditë jo vetëm se festojmë dhe jemi bashkë, por kujtojmë edhe të gjithë ata veteranë të arsimit të të gjitha gjeneratave, të cilët me mundin, sakrificën bënë krejt çka ishte e mundur që populli të arsimohet dhe të barazohet me popujt tjerë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Drejtoria e Arsimit në këtë Komunë në fun ndau mirënjohje në këto kategori: për mësimdhënës të dalluar, për mësimdhënës në pension dhe mirënjohje postmortum.