Lajmet e fundit

Në kuadër të projektit ”Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve” janë vendosur ulëse në të gjitha lagjet e qytetit të Rahovecit dhe vendet më të frekuentuara nga ana e qytetarëve.
Fehmi Hoxha, drejtor i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit thotë se realizimi i këtij projekt ka ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.
Pas pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave janë identifikuar vendet, ku duhet të vendosën ulëset dhe krijimi i hapësirave të reja gjelbëruese, transmeton Klan Kosova.