Lajmet e fundit

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Rahovec, sot rreth orës 18:00, në rrugën "Shkodrani", saktësisht në magjistralen Rahovec-Malishevë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete.
"Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin", tha Elezaj.