Lajmet e fundit

Interi i ka dhënë fund interesimit për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha, raporton Calciomercato.com
25 vjeçari është lidhur me një rikthim në San Siro pasi që vitin e kaluar e kishte kaluar si huazim te ky klub.
Megjithatë, ai është i shtrenjtë për Zikaltrit, andaj ata nuk kanë interes as për ta huazuar atë.
Përderisa Rafinha është ende i etur që të largohet nga Camp Noun në janar, Interi nuk do të trokasë në derën e kampionit spanjoll.