Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Manchester United, Rafael Da Silva është pran marrëveshjes me Lyonin në Francë.
25 vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Preimer League që nga tetori i vitit të shkuar, kështu që holandezi Van Gaal i ka treguar se ai nuk mund të ketë të ardhme në Old Trafford.
Rafael nuk ka qenë pjesë e turneut përgatitor ndërsa ishte i lidhur me një kalim te Galatasaray, Benfica, Roma dhe Fiorentina.
Por tash Lyon është duke qëndruar në "pole position" që të nënshkruajë më ish-lojtarin e Fluminense, shkruan Mirror.
Rafael ka kontratë me United deri në vitin 2016, nëse nuk shitet tash klubi rrezikon që vitin tjetër të mos fitojë asgjë nga ai, kështu që shitja është e pashmangshme, transmeton Klan Kosova.