Lajmet e fundit
Menaxheri i ri i Los Blancos ende nuk ka mahnitur botën, por taktikat e tij në mbrojtje ngjajnë shumë me ato të Jose Mourinhos.

Arritja e Rafa Benitezit në Madrid nuk qe pritur me aq lumturi nga fansat e gjigantit të La Ligës. Por ish-menaxheri i Liverpoolit ka treguar se nën urdhrat e tij Reali është skuadër e vështirë për t’u mposhtur.
Në sezonin 2014-15 shmangën disfatën nga Celta – diçka që megjithatë ndihmoi Barcelonën – ndërsa tani janë duke vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje.
Mbrojtja e Realit është treguar të jetë e pathyeshme, e udhëhequr nga Keylor Navas dhe dy partnerët në qendër të mbrojtjes, Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Nëse Reali arrin që të mos pësojë gol edhe në Galici do ta barazojë rekordin e edicionit 1988-89, kur patën pësuar në vetëm dy gola në nëntë takimet e para.