Lajmet e fundit
Lojtarët, trajneri dhe stafi teknik i shprehën respektin dhe nderimin asit portugez pasi u bë golshënuesi më i mirë në histori të Real Madridit.

Deri të mërkurën Real Madridi nuk ishte përballur kurrë me Malmon, por stadiumi modest i skuadrës suedeze ishte arenë e një rekordi tjetër në historinë e Real Madridit.
Ishte kjo arena ku Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 324 në fanellën e Los Blancos, duke bërë golshënuesi më i madh i skuadrës dhe kthyer në legjendë.
Pas këtij rekordi të ri, zhveshtoret e stadiumit u kthyen në skenë feste në të cilën lojtarët dhe trajneri nderuan CR7-ën.
Pas përfundimit të ndeshjes pati festë rreth Cristiano Ronaldos, në të cilën bashkëlojtarët treguan barsoleta dhe shprehën respektin dhe nderimin për rekordin e asit portugez.
Ishte një mënyrë pak më e zëshme për të treguar respektin për lojtarin që kaloi edhe një legjentë tjetër të klubit, Raul Gonzales Blancon, rekordin e të cilit shumë e kanë konsideruar të pathyeshëm. Për ta bërë “të pamundurën” Ronaldos iu deshën vetëm gjashtë vite.
Larg syrit të kamerave, CR7 u urua nga bashkëlojtarët në dhomat e zhveshjes të Swedbank Stadion. Trajneri nga ana e tij i tha: “Tani je një nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit. Jemi me fat që të kemi krah nesh”.
Ronaldo nga ana e tij ishte falënderues për ndihmën e skuadrës.
“Faleminderit të gjithëve. Pa ju s’do të mund të arrija këto rezultate”.
Për fund, Ronaldo dhe e gjithë skuadra nënshkruan një fanlellë me datën e përballjes me Malmon, si moment kujtese të ditës kur ai hyri në histori të klubit.