Lajmet e fundit

Rok grupi britanik Radiohead është zhdukur krejtësisht prej internetit.
Faqja zyrtare e këtij grupi është krejtësisht e zbrazët derisa as në faqet Twitter e Facebook nuk ka asnjë shkrim të postuar, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë është përfolur se grupi është duke punuar në lansimin e albumit të tyre më të ri që është i nënti me radhë.
Ndërsa pas këtij lajmi që u bë i ditur në media duke e cilësuar këtë si një “zhdukje” të grupit në internet, fansat kanë komentuar.
Disa prej tyre kanë thënë se kjo është një mënyrë e lansimit të veçantë e albumit ndërsa të tjerë kanë thënë se ata janë gjithmonë të veçantë në marketingun e tyre.