Lajmet e fundit

Rok grupi “Radiohead” duket se janë duke punuar për albumin e tyre më të ri.
Është supozuar për këtë pasi në të gjitha rrjetet sociale është postuar një foto ku ata shihen duke punuar në studio.
Kompozitori Robert Ziegler, i cili ishte pjesë e albumit të grupit në vitin 2011 “The Kin gof Limbs” të ka postuar në rrjetin social Tëitter një foto në të cilën shihet grupi gjatë punës në studio.
Aty shihet e gjithë orkestra, gjithashtu edhe pjesëtarët e tjerë të grupit Thom Yorke, Jonny Greenëood, Ed O’Brien, dhe Nigel Godrich në studio, transmeton Klan Kosova.
Bateristi i grupit, Phillipp Selëay kishte njoftuar se albumi i nëntë i grupit është duke u punuar në studio dhe mund të përfundojë në fund të vjeshtës.
“Do të kemi një vjeshtë mjaft të ngarkuar. Ne vetëm duam që të incizojmë tani, kjo është ajo ku jemi aktualisht. Tani vetëm sa kemi filluar”, ka thënë Selëay.