Lajmet e fundit

Grupi i njohur anglez Radiohead duket se e ka gati albumin e tyre më të ri.
Kitaristi i këtij grupi, Jonny Greenwood është shprehur optimist që me këtë album të ri që do të lansojë grupi të mbajnë ehde një turne.
“Shumë incizime janë bërë deri më tani, kurse jeni në prag të përmbylljes së tyre, do të shohim nëse ka diçka të mirë dhe ne shpresojmë që në vitin e ardhshëm të bëjmë një turne, por ende nuk kemi plane të konfirmuara”, është shprehur ai përmes llogarisë së tij në rrjetin social Tëitter, transmeton Klan Kosova.
Radiohead albumin e tyre të fundit e kishte lansuar në vitin 2011 dhe kishte thyer shumë rekorde shitjesh.