Lajmet e fundit

Radio Klan Kosova FM sot shënon 4-vjetorin e themelimit, duke përmbyllur edhe një vit të rëndësishëm të punës, inovacionit dhe rritjes së audiencës. Që nga dita e parë, radioja është shndërruar në një prej frekuencave më të dëgjuara në vend, falë programit dinamik, formatit modern dhe ekipit profesional.
Gjatë këtyre katër viteve, Klan Kosova FM ka sjellë tek dëgjuesit informacione të sakta, muzikë të përzgjedhur dhe programe interaktive, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së mijëra qytetarëve brenda dhe jashtë vendit. Lidhjet e drejtpërdrejta dhe komunikimi i vazhdueshëm me publikun kanë forcuar edhe më shumë rolin e radios në tregun mediatik.
Në këtë përvjetor, stafi falënderon dëgjuesit për mbështetjen e pandërprerë dhe paralajmëron risi të reja në program, teknologji dhe përmbajtje, me synimin që vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme.
Radio Klan Kosova FM ,4 vite zë, energji dhe besim!