Lajmet e fundit

Radio Klan Kosova FM nga nesër do të ketë skemë të re programore.
E hëna nis me lëvizje të disa moderatorëve në terminet e transmetimeve, emisione të reja, më shumë shoë dhe padyshim muzikë për kënaqësinë e të gjithëve.
Të rejat i zbuloni duke kërkuar frekuencat 95.2 dhe 90.8 për t’i zbuluar të reja.
Njoftimi i plotë:
Dëgjues të dashur,
Nga nesër (e hënë, 12.9.2022) do ketë një freskim të skemës programore të radios Klan Kosova FM
Më shumë argëtim dhe informim të shpejtë e të saktë brenda programit 24 orësh në 7 ditë të javës.
Do ketë lëvizje të disa moderatorëve në terminet e transmetimit, emisione të reja, më shumë shoë dhe padyshim muzikë për kënaqësinë e të gjithëve.
Të rejat i zbuloni duke na dëgjuar nga orët e para të mëngjesit, gjatë gjithë ditës, mbrëmjes e natës, në 95.2 dhe 90.8 FM, përmes aplikacionit adekuat për pajisjet e mençura dhe në kanalin numër 1 në Art Motion.
Mos harroni se...JEMI BASHK