Lajmet e fundit

Përveç në televizion e portal, shtëpia mediale e Klan Kosovës, nga sot do të fillojë transmetimin edhe në radio.
28 nëntori zyrtarizon fillimin e punës në KlanKosova-FM në 95.2 për rajonin e Prishtinës dhe 90.8 për rajonin e Dukagjinit , njofton Klankosova.tv.
Por, të gjithë dëgjuesit kanë mundësi që të shkarkojnë aplikacionin KLAN FM në telefonat e tyre iOS dhe Android për të mos humbur asnjë nga informacionet dhe emisionet e veçanta që do të sjellin gazetarët e radios.
Dëgjuesve të Klan Kosova-FM u mbetet të mos i ndërrojnë frekuencat pasi që stafi realizues do të sjell programe të larmishme.