Lajmet e fundit

Gjatë pasdites së ditës së premte në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdare qytetarët kanë pritur në radhë të gjatë për të kaluar kufirin.
Klan Kosova ka kontaktuar me policinë, dhe zëdhënësi Daut Hoxha ka thënë se kolona ka qëndruar ashtu për 2 orë dhe më pas me procedurë të përshpejtuar ka arritur të reduktohet.