Lajmet e fundit

Analisti politik, Gazmir Raci, është shprehur se proceset dialoguese mes palëve që kanë kaluar nëpër lufta nuk janë të lehta.
Ai duke folur për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se nuk është një proces i zakonshëm, transmeton Klan Kosova.
“Nuk është dialog normal, sikur të ishte me Shqipërinë ose me Malin e Zi”, ka deklaruar Raci.
Sa i përket mundësisë që të dalin informacione nga takimet e nivelit të lartë si ai në Berlin, Raci ka thënë se Kosova gjithmonë I ka respektuar kërkesat e ShBA-së dhe BE për çështje të tilla.
https://www.youtube.com/watch?v=-7d8NHi1NhE