Futbollisti i Prishtinës, Ron Raçi, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 35-të në Superligë.
Ndeshjet e kësaj jave u zhvilluan të shtunën, ku skuadra nga kryeqyteti mori një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit 74 në Drenas, duke siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, veç një xhiro para përfundimit të sezonit.
Raçi realizoi golin vendimtar për skuadrën e tij dhe u vlerësua si lojtari më i mirë nga komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Prishtina fitoi 1:0, ndaj Feronikelit ’74 dhe e siguroi mbijetesën në Superligë pa barazh./Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.