Lajmet e fundit

Ajo është një aktore e mrekullueshme me një karrierë të suksesshme të filmit dhe ka në krahët e saj një James Bond , bashkëshortin e saj Daniel Craig.
Po në një intervistë të sinqertë, Rachel Weisz ka pranuar se jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë kaq e mirë .
Duke folur për Daily Mirror, Rachel tha: ''Kam qenë shpesh e vetme dhe jam ndjerë shumë ne vetmi në të 20-tat e mija, ka qenë e vështirë ndonjëherë por në fund do të gjeni partnerin e duhur,'' transmeton Klan Kosova.
Por tani 4 vjet pas martesës së saj me Daniel Craig 47 vjeçar , aktorja më në fund vlerëson se ajo kishte gabuar kur ishte e re.''
Rachel shtoi: ''Isha e shqetësuar për kaq shumë gjëra dhe kjo ishte e vështirë për mua që të kuptoj se çfarë më bënë të lumtur. Pasi t’i keni arritur të dyzetat ju do të dini se ku të shikoni.''