Reperi i njohur R Kelly, po përballet me dhjetëra akuza për abuzime seksuale, që mendohet se kanë ndodhur përgjatë disa viteve.
Para dy ditësh u lëshua një urdhër arresti ndaj tij dhe këngëtari u arrestua në Chicago pasi akuzohet për abuzimin seksual të katër femrave, përfshirë tre të mitura.
Megjithatë reperi i njohur mund të lirohet me kusht nëse paguan 1 milion dollarë. Reperi është urdhëruar gjithashtu të dorëzojë pasaportën e tij dhe të mos ketë kontakte me asnjë njeri të mitur, nën moshën 18-vjeçare.
Arrestimi i 52-vjeçarit erdhi pas transmetimit të një dokumetari të quajtur “Surviving R Kelly”, ku u dhanë deklaratat të shumë grave që e akuzonin për abuzim seksual, përfshirë edhe ish-gruan e tij.
Kelly u paraqit në gjykatë të shtunën pasdite dhe përballet me 10 akuza për abuzime seksuale.
Prokurorët thanë se një nga rastet lidhet me disa pamje që tregojnë se Kelly u përfshi në marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.