Lajmet e fundit

Një qytet në Gjermaninë lindore ka shpallur "emergjencë naziste" duke thënë se ka një problem serioz me të djathtën ekstreme.
Dresden, kryeqyteti i Saksonisë, është parë prej kohësh si një bastion i ekstremizmit të djathtë dhe është vendlindja e lëvizjes anti-islame, Pegida, njofton Klan Kosova.
Anëtarët e Këshillit të qytetit – i cili është një pretendent për Kryeqytetin Evropian të Kulturës të vitit 2025 - tani kanë miratuar një rezolutë duke thënë se duhet të bëhet më shumë për të zgjidhur këtë çështje.
Çfarë është 'emergjencë naziste'?
“”Nazinotstand” do të thotë - i ngjashëm me urgjencën e klimës – që e kemi një problem serioz. Shoqëria demokratike e hapur është e kërcënuar", i tha BBC-së këshilltari lokal Max Aschenbach, i cili paraqiti këtë kërkesë.
Aschenbach, nga partia satirike politike e majtë Die Partei, tha se besonte se ishte e nevojshme të merren masa sepse politikanët nuk po bënin sa duhet për t’u "pozicionuar qartë" kundër ekstremizmit të djathtë.
Këshilli i Qytetit të Dresdenit ka bërë thirrje për masa për forcimin e demokracisë në një deklaratë parimi.
Rezoluta është quajtur "Nazinotstand” dhe është Deklarata e Parimeve për të kundërshtuar zhvillimet ekstremiste antidemokratike, anti-pluraliste, antinjerëzore dhe të krahut të djathtë në shoqërinë e Dresdenit.