Lajmet e fundit
Kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të vizitohen, por ata që veç shkojnë duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur.

San Pedro Sula, Honduras:
Caracas, Venezuela
Caracas është një nga qytet më të bukur të Amerikës Jugore, vetëm pak kilometra largë detit të Karaibeve dhe i rrethuar nga kodrinat me pyje të shpeshta. Gjithsesi, ky qytete sharmant ka anën e tij të errët. Konsiderohet edhe si njëri nga qytetet më të rrezikshme të botës.
Luftë e përhershme mes bandave, trafikim droge, e vrasjeve tragjike të turistëve, janë vetëm disa fatalitete që i mveshën Caracasit, shkruan portali, News.com.au, transmeton Klan Kosova.
Po e vizituat këtë qytet, KUJDES.
Caracas, Venezuela
Acapulo, Meksiko
Një parajsë e vërtetë, plazhe të mrekullueshme dhe perëndimi i diellit nuk është as ku më i bukur se në Acapulco.
Gjithsesi në këtë qytet ka përplasje të vazhdueshme mes karteleve të drogës dhe policisë. Turistë shpesh janë preh e bandave.
Acapulo, Meksiko
Cape Town, Afrika e Jugut
Shumë hotele glamuroze dhe restorante të mahnitshme të gjitha nën hijen madhështore që krijon mali Table. Cape Town për shumë kë, është vendi i ëndrrave për pushime. Por ky qytet ka histori të tmerrshme dhune. Disa pjesë mund të vizitohen vetëm ditën, kurse të tjera, nuk frekuentohen as në pikun e diellit.
Ka një numër të lartë vrasjesh dhe turistët e pasur janë gjithmonë nën vështrimin e kriminelëve vendas.
Cape Town, Afrika e Jugut
Karachi, Pakistan
Qyteti më i madh në Pakistan, dhe i treti në botë sipas numrit të banorëve, Karachi ka qenë njëri nga qytete më të rrezikshmë prej kryeherave.
Në këtë qytete numri i terroristëve është shumë i madh dhe sulmet e tyre po ashtu.
Turistët janë cak i sulmuesve të dhunshëm.
Karachi, Pakistan
Detroit, Michigan, USA
Dikur qyteti i industrisë së veturave, po ashtu qyteti ku thuhet se lindi Hip-Hopi e Bluzi.
Fatkeqësisht, Detroit ka shënuar gjithashtu edhe kryetitujt për gjuajte me armë dhe raste të shpeshta dhune.
Qytet ku shpesh ka mbizotëruar varfri e madhe në disa pjesë dhe krimi është shndërruar në përditshmëri.
Detroit, Michigan, USA
Rio de Janeiro, Brazil
Edhe pse tepër piktores dhe mjaftë i vizituar nga e gjithë bota Rio de Janeiro është përfshirë edhe në këtë listë të zezë.
Në Brazil ka edhe qytete tjera të rrezikshme si Joao Pessosa ose Fortaleza. Gjithsesi si qyteti më i vizituar në Brazil, Rio mbetet destinacioni ku turistët më shumë se në qytete tjera kidnapohen, maltretohen e vriten.
Provoni të shmangni rrugicat dhe lagjet e varfra, sepse mund të jeni preh e kriminelëve të shumë nëpër këto vende të zeza të Rios.
Rio de Janeiro, Brazil
Baghdad, Irak
Për dhunën në këtë qytet nuk është e nevojshme të flitet shumë.
Dhjetë vjetët e fundit kanë prodhuar terrorizëm të paparë që nga fillimlufta në Irak. Në Baghdad jeni të rrezikuar nga vrasja, bombardimi, kidnapimet dhe të gjitha llojet tjera të sulmeve që mund të përfytyroni.
Baghdad, Irak
Cali, Kolumbi
Qyteti i dytë më i madh në Kolumbi, pas kryeqytetit Bogota. Cali është qyteti më i rrezikshëm.
Përndryshe është i bekuar me disa nga plazhet më të mrekullueshme. Gjithsesi vazhdon të mbete një qytete tepër i rrezikshëm, ku kidnapimi i mundshëm është e keqja më e vogël. Në Cali ndodh që turistë shpesh të vriten e të masakrohen.
Cali, Kolumbi
Guatemala City, Guatemala
Njëra anë e medaljes në këtë qytetet iu tregon “parajsën e gjetur”, e cila vizitohet nga qindra turistë. Por ana tjetër mbishkruhet me banda, dhunë, hajni, kidnapime dhe shembuj të shumtë vrasjesh.
Ka disa pjesë të qytetit, të cilat janë tërësisht të pakontrolluara nga policia
Guatemala City, Guatemala
Storia origjinale është transmetuar në Skyscanner, përgatiti Klan Kosova.
klankosova.tv