Një qytetare ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv duke shprehur shqetësimin për shkatërrimin e lodrave në çerdhen publike në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Ajo tha se askush nuk po merr përgjegjësinë për t'i mirëmbajtur ato.
E njëjta theksoi se ka rrezik se nga lodrat e dëmtuara të lëndohen fëmijet.
Sipas saj, kjo çerdhe e cila është e vetmja publike në atë zonë, ishte përuruar kohë më parë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.