Lajmet e fundit

Qytetarët të cilët jetojnë me asistencë sociale, nuk kanë mundur t’i marrin paratë e tyre nga Banka për Biznes në ditën e shtunë.
Mirëpo, banka i ktheu qytetarët duke iu thënë se paratë e asistencës sociale mund t’i marrin vetëm në ditën e hënë.
Qytetarët janë shprehur skeptik se paratë do t’i marrin edhe të hënën.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të bankës dhe ata janë përgjigjur se paratë nuk janë proceduar për shkak të vonesës së listave të cilën e ka shkaktuar ministria.
Mirëpo, Sekratari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, ka thënë se listat e emrave janë dorëzuar të premten në mëngjes. Sipas tij ato dorëzohen gjithmonë një ditë para shpërndarjes së parave.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.