Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme me mijëra shqiptarë nga Kosova ia kanë mësyrë Medvegjës për të marrë pjesë në zgjedhjet e vlefshme për asamble komunale.
Por, ata që nga mëngjesi janë përballur me ndalesa të shumta në kufi, me arsyetimin e policisë kufitare serbe se sistemi është i prishur.
Nga disa foto të fundit shihet se aty janë mbledhur shumë qytetarë.
Kolona ka arritur rreth 4 kilometra madje gjatë ditës edhe situata është tensionuar.
Qytetarët medvegjas që nuk u lejuan që të kalojnë andej kufirit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë janë përplasur me policinë duke tentuar ta kalojnë kufirin me dhunë, njofton Klan Kosova.
Ata janë ndaluar nga Policia dhe janë kthyer sërish prapa.