Lajmet e fundit

Me rastin e 4 vjetorit të themelimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u organizua një aktivitet në sheshin e Prishtinës “Zahir Pajaziti”.
Pjesëtarë të kësaj agjencie shpërndan materiale promovuese dhe informuan qytetarët për ruajtjen e të dhënave personale.
Ata thanë se rastet më të shpeshta të keqpërdorimit të të dhënave personale ndodhin në rrjetet sociale ku qytetarëve iu shfrytëzohen të dhënat pa lejen e tyre.
Gjithashtu kjo agjenci iu bëri thirrje qytetarëve që të lajmërojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale, njofton Klan Kosova.