Manchester City ka shënuar fitore ndaj Brighton, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Julian Alvarez, në minutën e 7’, teksa Erling Haaland e dyfishoi epërsinë e Qytetarëve në minutën e 19’.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, “Pulëbardhat” e ngushtoi epërsinë me anë të Ansu Fatit, në minutën e 73’.
Manuel Akanji në fund të takimit u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
City pas fitores kalon në vendin e parë me 21 pikë, pas nëntë ndeshjeve.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.