Qytetarët e Skënderajt u shprehën të indinjuar me vendimin e gjykatës për ta dënuar "Grupin e Drenicës".
Ata e quajtën "veprim të padrejtë dhe të palogjikshëm" dënimin e bashkëqytetarëve të tyre, përderisa kriminelët serbë që shkatërruan Kosovën "enden të lirë në Beograd", transmeton Klan Kosova.
Misionin e EULEX-it e quajnë "Mision Ruso-Serb".
Edhe Komuna e Skënderajt e vlerësoi si të padrejtë dhe "një proces politik" vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Kronikë nga Rilind Matoshi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.