Lajmet e fundit

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Idrizi i ka siguruar qytetarët se me fitoren e PDK-së më 22 tetor në Mitrovicë, qytetarët do të jenë pjesa qendrore e vendimarrjes.
“Nuk do të ketë projekt, pa marrë parasysh karakterin e tij që do të realizohet pa qenë ju pjesë e tij. Buxheti komunal është për ju ashtu siç janë edhe projekt, prandaj ju do të vendosi për to”, tha ajo.
Në këto takime ajo ka shpalosur edhe planin e saj qeverisës për mandantin katërvjeçar.
“Janë nëntë shtylla të programit tonë qeverisës, por kryesore është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës. Kemi projekte të veçanta dhe shumë të realizueshme dhe jo projekte utopike sa për të mashtruar qytetarët”.
Kandidatja e PDK-së e ka përmendur edhe planin për shtyllën e mirëqenies sociale, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në këtë komunë.
“Do të bëjmë zgjidhje për të pastrehët, meqë si pasojë e rrethanave në Mitrovicë ka shumë probleme të kësaj natyre. Do të ofrojmë projekte me partneritet publiko-privat”, premtoi ajo, transmeton Klan Kosova.