Lajmet e fundit

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar sot punimin “Zgjedhja e Presidentit nga populli: Nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme?”.
Sipas këtij studimi personi më i preferuar nga qytetarët e anketuar për postin e të parit të shtetit është kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi me 29.6 për qind.
Ndërkaq, pas tij si më i preferuari vjen ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me 17.1 për qind, kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj renditet i treti më i preferuar nga qytetarët me 10.6 për qind.