Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar banorët e fshatrave; Baicë, Abri e Epërme dhe Terdevc, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët çdo ditë.
Në disa nga këto takime, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, kanë qenë edhe deputetët e NISMA's, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyqi, po ashtu edhe deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.
"Mbështetja nga qytetarët e komunës së Drenasit, për kandidatin e NISMA's për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është shumë e madhe dhe në rritje të vazhdueshme", thuhet në komunikatën e NISMA-s.