Lajmet e fundit

Qytetarët e Drenasit në këto momente janë duke protestuar para komunës për të shprehur pakënaqësi për rrugën Kroi i Mbretit.
Protestuesit po ashtu në këtë takim kanë parlajmëruar Kryetarin aktual të Komunës, Ramiz Lladrovcin, se pas një ore do e bllokojnë edhe magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek Kroi i Mbretit, transmeton Klan Kosova.
I pari i Drenasit i cili kandidon edhe për një mandate tjetër për qeverisje të kësaj komune sipas qytetarëve ka marrë vendim pa pëlqimin e tyre për ndërtimin e kësaj rruge, për të cilën ishte thënë fillimisht se do kishte destinacionin nga Komorani e jo nga Kroi i Mbretit.
Qytetarët madje po e akuzojnë Lladrovcin se ai për përfitime personale po ndryshon projektin e ndërtimit të kësaj rruge, ata pohojnë se Kryetari aktual ka ndërprerë punimet në rrugë, vetëm për t’i ra nga parcelat e tij, transmeton Klan Kosova.