5.5 miliardë euro janë depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat e Kosovës.
Kështu bën të ditur raporti mujor i Bankës Qendrore e Kosovës, për muajin janar.
Sipas
BQK-së nga shuma e përgjithshme, 3.6 miliardë euro i takojnë ekonomive familjare derisa rreth 2 miliardë iu takojnë korporatave.
Për këtë, bankat komerciale u paguajnë depozituesve normë vjetore të interesit prej 1.8 për qind.
Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro.
Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.
Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto/
Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.