Lajmet e fundit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se e njeh Thaçin e Veselin nga vija e frontit të luftës, duke i cilësuar ata si “frikacakë”.
“Zotëri Veseli ju vini nga një formacion shumë i dyshimtë, formacion që duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës. I njoh nga vijat e frontit, situatat e rrezikshme dhe e di se në ato situata kanë dështuar, para publikut paraqiten si heronj por në fakt janë frikacakë, unë kam ditur se nuk janë në gjendje që të ju përcjellin në hap”, ka thënë Quni duke iu drejtuar Mustafës se PDK e “braktisi” atë dhe e la në gjysmë koalicionin, njofton Klan Kosova.
“E kam ditur që gjatë këtij rrugëtimi se do të ju lënë të vetmuar në rrugë, prandaj kam pasur dyshime kur është votuar kryetari i Parlamentit, kur është votuar koalicioni dhe presidenti i Kosovës”.
“I njoh shumë mirë, nuk janë këta njerëz me të cilët duhet marrë rrugën, të lënë në gjysmë të rrugës, nuk arrijnë në finale”.
“Ju jeni përgjegjës edhe për sigurinë e deputetëve, dhe kjo tregon se sa keni qenë përgjegjës edhe për ushtrat tuaja, që kanë qenë vartës. Kur ne rrezikoheshim nga gazi, ju nuk u kujdesët fare. Ju siguruat maskën për vete që ju mbron nga gazi lotsjellës, të tillë keni qenë edhe në luftë”.