Lajmet e fundit

Për të kërkuar mbrojtje në treg, pronarët dhe punëtorët e kompanive që merren me prodhimin e përpunimin e qumështit dolën sërish para Qeverisë.
Sipas tyre, tregu i qumështit është mbushur nga importi, madje edhe me cilësi të dyshimtë.
Prandaj qumështarët po i kërkojnë Qeverisë që të vendos kontroll më të rreptë, njofton Klan Kosova.
Për t'i treguar Qeverisë se qumështi po iu tepron, fermerët derdhën një sasi të tij në shesh, por edhe iu ofruan kalimtarëve ta provojnë cilësinë e qumështit vendor.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.