Lajmet e fundit

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës e përkrahur edhe nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, ka paralajmëruar se do të protestojë sërish lidhur me problemet në sektorin e qumështit në Kosovë.
Ata e kanë paralajmëruar protestën me 30 qershor.
Sipas njoftimit nga shoqata e qumështarëve, protestat e tyre të njëpasnjëshme nuk kanë iniciuar marrjen e asnjë vendimi për t’i zgjidhur problemet e tyre. Ata shprehen se kjo nuk ka të bëjë vetëm me sektorin e qumështit në Kosovë, por edhe me ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.