Lajmet e fundit

Shoqata e Prodhueseve të Qumështit se bashku me Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës organizojnë protestën e radhës e cila do të mbahet nesër nga ora 12:00 në Prishtinë në sheshin Skënderbeu dhe Nënë Tereza.
Kjo protestë do të mbahet nën moton '' Mbrojmë shëndetin dhe prodhimin Vendor".
“Kjo protestë organizohet me qellim qe të tërheqim vëmendjen e qeverisë se shëndeti, puna dhe prodhimi vendore janë të shenjta dhe ne qytetarët e këtij vendi nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.”, thuhet në kumtesën për media të qmuështarëve.
Bëhet e ditur se kësaj radhe, qumështarët nuk do ta derdhin qumështin, por gjatë protestës do e falën atë për të gjithë ata që kanë nevojë.