Vendet e Quintit – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës - ju kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionalë që në këtë kohë të vështirë t’i japin përparësi luftës kundër pandemisë Covid-19, dhe jo politikës.
“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”.
Në deklaratën e ambasadave të vendeve të Quintit thuhet se të gjitha shtetet që ato përfaqësojnë kanë marrë masat e jashtëzakonshme në luftën kundër Covid-19, njofton Klan Kosova.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti janë duke u përplasur për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në ndërkohë që edhe koalicioni qeverisës VV-LDK është çarë dhe kjo e fundit ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë ku bën pjesë edhe vetë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.