Lajmet e fundit

Qendra Klinike Univeristare e Kosovës ka njoftuar se të gjitha sallat e operacionit janë funksionale dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
"QKUK është furnizuar me 15 mijë copë fentanyl, i cili është i mjaftueshëm për muajt në vijim. Amp. Fentanyl përdoren për të gjitha sallat e klinikave të QKUK-së, ndërkohë që tash më ka kontratën valide për furnizim e cila i është përcjellë edhe Spitaleve të Përgjithshme".
"Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pasi ka lidhur dhjetëra kontrata, ka filluar të furnizimin serioz, ku vetëm ditën e djeshme Barnatorja Qendrore e QKUK-së, është furnizuar me sasi të konsiderueshme të barnave, ndër të cilat edhe me anestetik tjerë si; amp. Neostigmin, amp. Atracurium, ampula Morfinë, amp.Lidocaine si dhe barna të tjera", thuhet në komunikatën e tyre.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës së Anesteziologjisë me Reanimacion, dr. Nehat Baftiu, deklaroi se të gjitha sallat operative në QKUK kanë punuar me kapacitet të plotë dhe të gjitha rastet e planifikuara elektive dhe urgjencat janë kryer me sukses.
Po ashtu edhe UD. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale dr. Saudin Maliqi ka thënë se kjo Klinikë ka punuar me kapacitet të plotë duke realizuar në tërësi programin operator.
Furnizimi i fundit që është bërë me barna dhe material shpenzues në Barnatoren Qendrore siguron që në muajt në vijim të mos ketë asnjë ndryshim të programit të operimeve i cili do të zbatohet me përpikmëri. / Klan Kosova