Lajmet e fundit

Dhomat e mjekëve i shndërroi në salla pune.
Krejt kjo shkaku i numrit të madh të pacientëve, që kap 200 mijëshen në vit në Klinikën Universitare të Stomatologjisë.
Për këtë, por edhe për arsye tjera, drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Shefqet Mrasori, fillimin e këtij prilli ka bërë kërkesë për ndërtimin e një objekti të ri të stomatologjisë, njofton Klan Kosova.
E janë pikërisht këto nevoja që drejtuesit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kërkesës së këtij të fundit i dhanë dritën e gjelbër.
Për ta finalizuar projektin, që do të zë vend përballë atij aktual, janë ndarë edhe mjetet nga ministria e shëndetësisë që kapin shumën e 1.789.000 euro.
Kronikë nga Arbëresha Shpati.
https://www.youtube.com/watch?v=XCqp1m7uqYg&feature=youtu.be