Lajmet e fundit

Në kuadër të nismes vullnetare e quajtur “Face Shield Mask” në Kosovë, e cila drejtohet nga profesori i inxhinierisë Shaban Buza dhe nga vajza e tij Dea, e cila është arkitekte, sot për QKUK-në janë dhuruar 140 face shield maska.
Maskat e tilla kanë një rreth plastik në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme.
"Kjo garanton më tepër siguri për mjekët dhe infermirët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19. Modeli riprodhohet me printer 3D bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë, njofton QKUK, transmeton Klan Kosova.