Lajmet e fundit

Me numrin e madh të veturave po kanë telashe në Qendrën Klinike Universitare.
Në shumicën e rasteve veturat janë të parkuara skaj rrugës. Në disa të tjera edhe në trotuare, njofton Klan Kosova.
Krahas ambulancës jo pak kohë veturat qëndrojnë edhe tek hyrja kryesore e Emergjencës.
E pikërisht kësaj të fundit po u shkaktohen më shumë probleme nga gjithë kjo dyndje e veturave në qendrën më të madhe spitalore në vend.
Por, nga QKUK paralajmërojnë se shumë shpejt do të bëhet zgjidhja e këtij problemi.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.