Lajmet e fundit

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka reaguar për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, e cila tashmë është kthyer në qendër karantinimi, me qëllim të parandalimit të pandemisë Covid-19.
" Konsiderojmë që, përgjegjësia institucionale në parandalimin e pandemisë, njëkohësisht është edhe përgjegjësi e dyfishtë për sigurimin e jetës së të karantinuarve përtej rreziqeve pandemike".
" Si organizatë, e cila monitoron të drejtat e personave të privuar nga liria, e që në rastin në fjalë personi ishte i privuar nga liria, QKRMT kërkon publikisht nga të gjitha hallkat e institucioneve përgjegjëse që me prioritet t’i hetojnë rrethanat e kësaj vdekjeje trishtuese deri në detajet më të hollësishme".
QKRMT ka shprehur ngushëllime "familjes dhe të afërmëve të viktimës, duke shpresuar në ngritjen e përgjegjësisë dhe profesionalizmit institucional, në mënyrë që raste të tilla të mos na përsëriten".