Lajmet e fundit

Qendra e Mjeksisë Familjare në Skënderaj sot ka përfituar një autoambulancë donacion nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica e Skënderajt që punon dhe jeton në Suedi.
Komuna e Skënderajt bën me dije se autoambulanca e pranuar sot është e treta që i është dhuruar këtij inistitucioni shëndetësor brenda dy viteve nga Selimi, pasi në shtator të vitit 2014 i njejti kishte dhuruar dy autoambulanca të tjera, që vazhdojnë të kryejn shërbime për qytetarët e Skenderajt.
Vlera e përafërt e autoambulancës së pranuar është rreth 35 mijë euro, ndërsa automjeti me të gjitha pajisjet përcjellëse është i gatshëm për shërbime të shpejta dhe transport të pacientëve në rastet emergjente, transmeton Klan Kosova.