Lajmet e fundit

Qindra njerëz janë evakuuar nga fshatrat përreth një vullkani në perëndim të Meksikës, pasi ekziston frika se ai mund të shpërthejë.
Hiri nga vullkani Colima ka bërë që aeroporti i zonës të mbyllet. Ministri i Brendshëm i Meksikës ka thënë që shenjat janë që ky vullkan të shpërthejë si në vitin e largët 1913.
Aeroporti lokal ka qenë gjithashtu i mbyllur, transmeton Klan Kosova.
"Komunitetet në rrezen e 12 kilometrave janë të vogla, nuk i kalojnë më shumë se 800 banorë. Janë evakuuar të gjithë", tha koordinatori i mbrojtjes së civilëve, Luis Felipe Puente.
Fshati i Yerbabuena-s, në rrëzë të malit, është i mbuluar me 5 cm hi dhe shiu e ka përkeqësuar situatën.
Vullkani Colima njihet në Meksikë edhe si Vullkani i Zjarrit.