Lajmet e fundit

Të paktën 300 breshka deti kanë ngordhur në bregun e Paqësorit të Meksikës.
Provat paraprake sugjerojnë se breshkat janë mbytur, tha një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit të Meksikës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtari tha se ato ndoshta janë ngatërruar në rrjeta të paligjshme të peshkimit në det të hapur ose në rrjeta të braktisura të njohura si ‘rrjeta fantazmë’.
Breshkat janë renditur si të pambrojtura nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Ato u gjetën në plazhin Morro Ayuta në Oaxaca, në bregun perëndimor të Meksikës. Plazhi është një nga vendet ku breshkat vijnë për të hedhur vezët e tyre.
Të gjitha breshkat e ngordhura ishin të gjinisë femërore, tha eksperti i breshkave Ernesto Albavera Padilla për mediat lokale.