Lajmet e fundit

Me moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, për dy ditë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për të gjithë mërgimtarët, të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë.
Qindra bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, janë njohur nga afër me ambientet e brendshme të këtij institucioni dhe janë takuar me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.
"Bashkatdhetarët kanë shprehur emocione të veçanta për mundësinë që iu ofrua atyre të shohin nga afër mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës", bën të ditur zyra për informim e Kuvendit, transmeton Klan Kosova