Lajmet e fundit

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA nga ora 10.00, në Sheshin “Skënderbeu” organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Aksioni protestues sipas organizatorëve ka për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë.
Menjëherë pas realizimit të aksionit, QIKA mbanë konferencë për media ku edhe do të prezantohet qëndrimi i tyre karshi kësaj çështjeje, transmeton Klan Kosova.