Lajmet e fundit

Platforma “ Qeverisë mirë” ka për qëllim për të promovuar një qeverisje të mirë lokale.
Kështu kjo do të fillojë të praktikohet edhe nga Komuna e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
“Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Ngadhnjim Halilaj dhe Asdren Osaj, me qëllim për të promovuar një qeverisje të mirë lokale përmes platformës “Qeverisë mirë””, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri, u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve nga kjo organizate, me ç’rast tha se komuna e Mitrovicës është mirënjohëse ndaj kësaj iniciative.
“Përfaqësuesit e kësaj organizate e njoftuan kryetarin Bahtiri, më gjerësisht lidhur me synimin kryesor të këtij projekti ku theksuan më pas se në kuadër të këtij projekti do të trajtohen temat si sfidat e menaxhimit të institucionit, pengesat gjatë ushtrimit të detyrës se kryetarit, raporti me Kuvendin Komunal, raporti me institucionet qendror, sfidat buxhetore të komunës, si dhe planet e punës për sektor specifik, veçmas për rini dhe gra”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës.