Lajmet e fundit

Qeveria ka miratuar pikën sipas së cilës është marrë vendim që të nisin procedurat për blerjen e objektit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, paraprakisht ka thënë se është shumë me rëndësi që Kosova ta ketë objektin e saj në këtë qytet të rëndësishëm, ku ndodhet edhe Këshilli i Evropës, njofton KlanKosova.tv.
Ajo ka theksuar se me vendimin për blerjen e objektit shprehet serioziteti i Kosovës dhe pesha e pasjes së pronës së saj atje.