Lajmet e fundit

Qeveria ka përgëzuar Hashim Thaçin për zgjedhjen në postin e presidentit të Kosovës
"Më këtë rast, Qeveria e Kosovës, falënderon deputetët dhe partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në dhjetor të vitit 2014, me vullnetin e tyre kanë zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke bërë një hap të rëndësishëm në funksionalitetin e mëtejshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës".
"Qeveria e Kosovës, po ashtu, falënderon ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë, si dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë, të cilët morën pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në përputhje të plotë me aktet ligjore u zgjodh presidenti i ri i vendit".
"Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e plotë për angazhim maksimal në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe në fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe vendet tjera mike".
Ekzekutivi apelon te subjektet politike për dialog institucional dhe përkushtim të përbashkët në avancimin e objektivave nacionale, duke lënë anash mospajtimet momentale, transmeton Klan Kosova.